Pasi bënë zyrtare fejesën, ndahen pas 3 vitesh çifti shumë i dashur për publikun

vovalbania July 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi bënë zyrtare fejesën, ndahen pas 3 vitesh çifti shumë i dashur për publikun

Pas 3 vitesh lidhje, Rosalia dhe Rauw Alejandro i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Sipas “People”, burime pranë çiftit konfirmojnë se ndarja e tyre ka qenë tërësisht miqësore dhe ish-partnerët kanë shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin

Rosalía dhe Alejandro, të dy 30 vjeç, e nisën lidhjen në qershor të vitit 2022 dhe më pas e bënë publike romancën e tyre në korrik të atij viti.

Në mars të 2022-shit, pra verën e shkuar Alejandro tregoi se kishte bërë një tatuazh “RR” me inicialet e tyre respektive.

Ndërkohë këtë vit, përmes këngës “Beso” ata njoftuan fejesën, madje shfaqën edhe momente nga festa që kishin realizuar.

E teksa dukej se gjithcka po shkonte drejt martesës, bëhet me dije ndarje, teksa ende nuk dihet shkaku i saktë i këtij vendimi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE