Don Xhoni zbulon suksesin e këngës së tij më të fundit dhe nuk e kursen një ‘thumb’ për kolegët e tij!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Don Xhoni zbulon suksesin e këngës së tij më të fundit dhe nuk e kursen një ‘thumb’ për kolegët e tij!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Para një muaji ai ka sjellë një surprizë për dashamirësit e tij e padyshim përpos këngës, ajo që tërhoqi shumë vëmendje është videoklipi ku shfaqet ish- e dashura e tij ruse, Ariana e veshur si nuse. E të gjitha këto duket se e kanë bërë që ‘Ike’ në vetëm pak kohë të arrijë miliona klikime në platformën YouTube. E kjo verë nuk përfundoi me kaq për Don Xhonin, i cili vetëm pesë ditë më parë publikoi ‘A m’don’ që ka arritur plot 5 milion klikime dhe teksa ka zbuluar këtë sukses krahas nuk e kursyer një ‘thumb’ për kolegët, teksa tregon se ai po ‘mban kurorën’ e sezonit veror.

Vera në një foto, 5 milion/5 ditë 

Një lajm që ishte kryefjalë e çdo portali ishte ‘zënka’ mes dy vëllezërve të showbiz-it, Don Xhoni dhe Butrint Imeri. Artistët arritën të fitonin vëmendjen e mediave, por duket se e gjitha ishte një lojë nga ana e djemve, pasi me anë të disa video-ve nga koncerti i fundit që mbajtën së bashku ata dukeshin më të afërt se kurrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48933 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE