Është arrestuar më shumë se 10 herë, e reja amerikane shfaqet e buzëqeshur në fotot e shkrepura nga policia!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Është arrestuar më shumë se 10 herë, e reja amerikane shfaqet e buzëqeshur në fotot e shkrepura nga policia!

Është vetëm 23-vjeçe por është arrestuar më shumë se 10 herë për një sërë shkeljesh. Bëhet fjalë për Rayanna Bell Brock nga Kentaki, SHBA. E reja duket se po e shijon shumë famën e saj në Intagram, ku ka ndarë me miqtë e saj koleksionin e fotove nga arrestimet e saj. Ajo shfaqet shumë e buzëqeshur në shumicën e fotove të shkrepura nga policia.

Me anë të këtyre fotove e reja amerikane ka arritur të fitojë mjaft ndjekës, të cilët duan të dinë detajet e krimeve të saj. Ndërkaq, disa komentues kanë shprehur se sjellja problematike e vajzës mund të çojë në situata të rrezikshme për të dhe ata që e rrethojnë.

Megjithatë, pavarësisht të kaluarës së turbullt të “Mbretëreshës së Kaosit ” (siç quhet në rrjetet sociale), Brock duket se ka zënë mend. Sipas Daily Mail, e reja poston në rrjetet e saj sociale fraza inkurajuese për besimin në Zot dhe falënderon publikisht një mik të mirë të quajtur Bernard Hoskins, i cili e ndihmoi në kohët e vështira dhe e shpëtoi nga jeta në rrugë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50540 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE