Kurti: Nuk mund të ketë zgjedhje para se të shtensionohet situata në veri të Kosovës!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kurti: Nuk mund të ketë zgjedhje para se të shtensionohet situata në veri të Kosovës!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se zgjedhjet në katër komunat e veriut nuk mund të zhvillohen pa u shtensionuar situata atje. Por, bëri të ditur se vendi po i kryen përgatitjet për votime të parakohshme.

Nuk besoj që dikush pret që pa u bërë de-eskalimi i plotë të ketë zgjedhje në veri, por natyrisht që ne e vazhdojmë punën edhe më tutje. Ne jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet e parakohshme në Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan e Mitrovicë të Veriut kërkohen nga komuniteti ndërkombëtar, me qëllim shtensionimin e situatës në veri, të përkeqësuar dy muaj më parë.

Në këto komuna me shumicë serbe, janë shqiptarë kryetarët e rinj të dalë nga zgjedhjet e bojkotuara nga Lista Serbe. Më 11 korrik, Bashkimi Europian konfirmoi se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Kurti u shpreh se qeveria e Kosovës është “e interesuar që zgjedhjet të mbahen sa më parë”, por shtoi se “kjo është jashtë përvojës sonë institucionale”.

Ne do të sigurohemi që kjo përvojë e re që do të kemi me ndërprerjen e mandatit të këtyre kryetarëve në veri, të ketë mbështetjen dhe garancitë ligjore e procedurale. Pra, të sigurohemi që procesi të jetë aq i sigurt, sa të jetë i pasfidueshëm në kuptimin legal e juridik. Pres që masat ndëshkuese të ndërmarra nga Bashkimi Europian ndaj Kosovës, të tërhiqen sa më shpejt.

Masat përfshijnë pezullimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, mungesën e ftesës ndaj Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës, në kuadër të kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi dhe i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak arritën një dakordësi për shtensionimin e situatës në veri, gjatë një takimi më 10 korrik në Bratisllavë. Kurti tha se “në veri të Kosovës, nuk mund të mohohet një lloj de-eskalimi që tashmë ka ndodhur”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48996 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE