Gigi Hadid shfaqet për herë të parë në publik pas arrestimit

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gigi Hadid shfaqet për herë të parë në publik pas arrestimit

Gigi Hadid është fotografuar për herë të parë në publik që nga arrestimi i saj në Ishujt Kajman.

Hadid u pa teksa mbërrin në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në New York më 25 korrik për të kapur një fluturim.

28-vjeçarja kishte veshur një bluzë sportive dhe xhinse dhe atlete Converse të kuqe.

Dalja e modeles vjen një javë pas lajmeve për arrestimin e saj gjatë një udhëtimi në ishujt Kajman në fillim të këtij muaji.

Një zëdhënës i ‘Doganave dhe Kontrollit Kufitar të Ishujve Kajman’ konfirmoi për ‘NBC News’ se menjëherë pasi modelja dhe një mikeshë e saj mbërritën në destinacionin e tyre me një avion privat, zyrtarët e doganës kontrolluan bagazhet e tyre dhe gjetën “një sasi të vogël marihuane”.

Hadid dhe shoqja e saj u arrestuan më pas dhe u dërguan në Qendrën e Paraburgimit, ku u liruan me kusht.

Dyshja dolën para Gjykatës dy ditë pas arrestimit të tyre më 12 korrik, ku u deklaruan fajtore dhe u gjobitën me 1000 dollarë, sipas zëdhënësit të Kontrollit Kufitar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49633 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE