Luizi po ua ‘heq fare trurin’, kush janë dy banoret që kërkojnë të dalin nga BBV

vovalbania January 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të ketë edhe personazhe VIP/ Fansat paralajmërojnë protestë të madhe në mbështetje të Luizit, zbulohet vendi ku do të mblidhen

Gjatë Prime-it t fundit të “Big Brother Vip” deklarata e Efi Dhedhes se ka dëshirë të largohet nga shtëpia habiti jo pak, megjithatë gjithçka u kalua dhe nuk u përmend më. Por, Efi nuk paska qenë e vetmja që ka shprehur dëshirën për të dalë.

Edhe Tea pas Prime-it të së martës, ka kërkuar të largohet. Këtë e zbuloi vetë Tea në një bisedë të fundit me Efin dhe Ronaldon, i cili e pyeti nëse vërtet donte të dilte.

Përgjigja e Teas ishte një “PO” e prerë.

Kujtojmë se mbrëmjen e së martës Luizi dhe Tea kanë debatuar së fundmi për buxhetin e javës. Luizi kërkoi që të mos përfshihej në buxhetin e kësaj jave, pasi me ato para donte t’i blinte një dhuratë Kiarës, meqë ka ditëlindjen.

Por Tea, duke e ditur këtë kërkesë të Luizit, ajo e futi atë në listën e buxhetit. Këtu nisi debati në shtëpi, ku Tea tha se Luizi merr nga ushqimet e banorëve, ndaj është e padrejtë të mos përfshihet në buxhet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49417 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE