Kërkonte që me anë të çipit në kokën e tij të kontrollonte ëndrrat, i riu nga Rusia rrezikon jetën!

vovalbania July 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërkonte që me anë të çipit në kokën e tij të kontrollonte ëndrrat, i riu nga Rusia rrezikon jetën!

Një histori e pabesueshme vjen nga Rusia, ku një person, zgjodhi një metodë të padëgjuar më parë, për të kontrolluar ëndrrat e tij. Ai instaloi një çip në kokën e tij, por një incident gjatë një seance stërvitore bëri që atij t’i dëmtohej pajisja në fjalë, çka e bëri të domosdoshme një ndërhyrje kirurgjikale, pasi i rrezikohej jeta.

Çipi i vendosur në kafkën e Mikhail Radugës, sipas këtij të fundit, e ndihmonte atë me ëndrrat, për të cilat thotë se ka punuar që në fëmijëri dhe ka eksperimentuar në këtë temë prej një viti e gjysmë.

Ai shton se kishte kërkuar që çipi t’i vendosej nga një ekip i specializuar mjekësh, por spitali ku kishte shkuar nuk e kishte pranuar ndërhyrjen, duke e cilësuar të rrezikshme. Kjo bëri që ai ta vendoste vetë çipin. Por, kur kaluan vetëm pak kohë, ai kuptoi se po humbiste shumë gjak dhe kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore. Pas një operacioni, që zgjati disa orë, atij iu bë e mundur heqja e çipit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Në gjashtë vitet e fundit, Elon Musk ka punuar për dizejnimin e një çipi, që do të implantohet në trurin e njeriut, një bashkëpunim ky me kompaninë Neuralink. Zbulimi më i fundit i miliarderit Musk do të përdoret te njerëzit me paraliza ose sëmundje të motorëve neurotikë për të komunikuar. Por çfarë është ky çip? Si funksionon ai dhe si do të mund që nëpërmjet tij të kurohen të gjitha problemet mjekësore? Zbulojeni duke klikuar në këtë link. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49635 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE