Janë më të pasurit në Indi por fëmijët e tyre përdorin transportin publik…

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Janë më të pasurit në Indi por fëmijët e tyre përdorin transportin publik…

Nita Ambani, është gruaja e indianit më të pasur në botë, Mukesh Ambani. Ky i fundit zotëron kompaninë më të suksesshme në Indi, Reliance Industries. Pasuria e tij vlerësohet në 83 miliardë euro. Në garazhin e tyre ka 169 makina dhe shtëpia ku jeton me të shoqin kap vlerën e një miliard eurove. Rreth 600 anëtarë të stafit kujdesen që gjithçka të rregullohet, pastrohet, gatuhet dhe shumë gjëra të tjera. Për shembull, një herë ajo porositi 25,000 enë ari për t’u shërbyer mysafirëve.

Nita Ambani, një mësuese dhe stiliste, pëlqen të shpenzojë para për sende luksoze. Ajo ka paguar 350 mijë euro për çantën Hermes. Ndërsa burri i bleu asaj një Maybach 62 luksoz dhe një avion reaktiv me vlerë 60 milionë euro 59-vjeçarja indiane zakonisht shfaqet në publik me veshje tradicionale, por Cartier, Bulgari dhe Gucci janë ndër markat e saj të preferuara të modës.

Nita Ambani njihet edhe për punën e saj bamirëse. Ajo themeloi një shkollë dhe një spital në Mumbai dhe çifti dhuroi 68 milionë euro ndihmë gjatë pandemisë. Çifti më i pasur indian është i martuar prej 37 vitesh dhe kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, të cilët janë rritur në mënyrë shumë strikte sipas rregullave rigoroze. Nita këmbënguli se fëmijët rriteshin në kushte modeste, përdornin transportin publik dhe se kishin kufizime të rrepta për të dalë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50580 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE