Mes ‘Ike’ dhe ‘A m’don’, Don Xhoni zgjedh hitin e kësaj vere!

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes ‘Ike’ dhe ‘A m’don’, Don Xhoni zgjedh hitin e kësaj vere!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Para një muaji ai ka sjellë një surprizë për dashamirësit e tij e padyshim përpos këngës, ajo që tërhoqi shumë vëmendje është videoklipi ku shfaqet ish- e dashura e tij ruse, Ariana e veshur si nuse. E të gjitha këto duket se e kanë bërë që ‘Ike’ në vetëm pak kohë të arrijë miliona klikime në platformën YouTube. E kjo verë nuk përfundoi me kaq për Don Xhonin, i cili vetëm pesë ditë më parë publikoi ‘A m’don’ që ka arritur mbi 5 milion klikime. 

Por, sipas tij cila prej dy këngëve është himni i kësaj vere? Epo, artisti e ka një përgjigje dhe është pikërisht ‘Ike’. Këtë e ka zbuluar me anë të një Instastory ku teksa ka treguar një video nga koncerti i tij më i fundit ku i gjithë publiku shfaqet duke kënduar ‘Ike’, krahas ka shkruar: ‘Ike, himni”.

Një lajm që ishte kryefjalë e çdo portali ishte ‘zënka’ mes dy vëllezërve të showbiz-it, Don Xhoni dhe Butrint Imeri. Artistët arritën të fitonin vëmendjen e mediave, por duket se e gjitha ishte një lojë nga ana e djemve, pasi me anë të disa video-ve nga koncerti i fundit që mbajtën së bashku ata dukeshin më të afërt se kurrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49458 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE