Studim/Ndikimi që kanë reklamat televizive tek shëndeti i fëmijëve…

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Studim/Ndikimi që kanë reklamat televizive tek shëndeti i fëmijëve…

Reklamat, që kanë të bëjnë me ushqimin, kanë ndikim të madh në zakonet ushqimore të fëmijëve, pa marrë parasysh se çfarë dëshirojnë apo nuk dëshirojnë të hanë fëmijët. Ndikimi i tyre është më i shprehur kur është fjala për ushqimin e shpejtë, gjë që nuk është absolutisht e pranueshme, tërheqin vërejtjen shkencëtarët amerikanë.

Pas hulumtimit të hollësishëm, në të cilin kanë marrë pjesë 3292 fëmijë dhe pas studimit të 45 kërkimeve paraprake, është konstatuar që ekspozimi më i madh i reklamave është i lidhur me grumbullimin e kilogramëve të tepërt jo vetëm te fëmijët tashmë obezë, por edhe te të vegjlit më të dobët.

Një fakt i hidhur është që në prirje ndaj ushqimit të caktuar, ndikim më të madh ka përjetimi vizual nga reklamat sesa aroma e ushqimit të vërtetë, ka treguar hulumtimi i bërë në Universitetin Yale. Reklamat, pos të tjerave, fëmijëve iu shpeshtojnë paragjykimet dhe i largojnë nga shokët.

Po ashtu, Akademia Amerikane e Pediatrisë ka realizuar një hulumtim te fëmijët e moshave nga 6 deri në 13 vjeç, ndërsa rezultatet kanë treguar se reklamat për ushqim të shpejtë dhe ëmbëlsira zgjonin urinë e fëmijëve për këto produkte. Autorët e studimit shprehen se:

Ekspozimi ndaj reklamave televizive për ushqim te personat të cilët shikojnë shumë TV, forcon prirjen ndaj produkteve ushqyese që reklamohen, në raport me personat të cilët shikojnë më rrallë televizor.

Reklamat mund t’i sëmurin fëmijët nga obeziteti deri tek anoreksia. Për këtë arsye, ekspertët u propozojnë prindërve të kontrollojnë përmbajtjen e asaj se çfarë shikon fëmija në televizor, që i referohet reklamave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49672 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE