A e ka dëgjuar këngën e re të Luizit?! Armaldo Kllogjeri: “Nuk e kuptova…”

vovalbania July 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A e ka dëgjuar këngën e re të Luizit?! Armaldo Kllogjeri: “Nuk e kuptova…”

Këngëtari i njohur, Armaldo Kllogjeri, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për projektet e tij të reja muzikore. Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e ngacmuan edhe në lidhje me Luiz Ejllin. Ky i fundit ka publikuar një ditë më parë këngën e tij më të re që mban titullin “Dedikim” dhe është për Kiara Titon, e cila shfaqet paksa në videoklip.

Maestro u shpreh se deri më tani ka dëgjuar vetëm atë 20-sekondëshin që del në Instagram, nuk e ka dëgjuar gjithë këngën.

Isha në Burrel siç thashë. Nuk e kuptova orarin që do të publikohej dhe nga impenjimi, nga lodhja nuk e kam dëgjuar. Sapo të dal nga këtu do ta dëgjoj.

Armaldo shtoi se atij i bëhet qejfi që i dedikon këngë Kiarës:

Unë kam qenë disi pjesë e kësaj marrëdhënie. Më bëhet qejfi për çdo lidhje që mund të kenë dy të rinj. Mua më bëhet qejfi që i ka dedikuar një këngë dhe rrit besimin te lidhja që ata kanë bashkë.

Pak ditë më parë Luiz Ejlli postoi në Instastory një foto ku shfaqej patenta e Armaldo Kllogjerit. Ky i fundit ishte përfshirë në një aksident dhe pak më vonë, Luizi bëri atë postim. Armaldo u pyet se si ndodhi një gjë e tillë ku dhe u përgjigj:

Ka postuar patentën time, pastaj patentën e tij. Më pas në një koncert kishte kërkuar që të pranishmit të nxirrnin patentat, kush kishte. Mendoj se është nxituar. Do ia ketë dhënë ndonjë polic, nuk e di. E ka fotografuar policia patentën time. Nuk e di pse e ka bërë, nuk kam komunikim me Luizin. Nuk kam dashur që t’i jap vëmendje në këtë pjesë. Nuk dua të përfshihem. Ai ka menduar kështu, e ka vepruar.

Teksa i thanë se ka një cenim të të dhënave të tij, ai u shpreh:

Ai ka hyrë te gardhi, por nuk ka hyrë te shtëpia. Ktheu pas dhe mos e kalo më gardhin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE