Biden takon Melonin: Të përkushtuar për stabilitet dhe shtensionim në Ballkanin Perëndimor!

vovalbania July 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biden takon Melonin: Të përkushtuar për stabilitet dhe shtensionim në Ballkanin Perëndimor!

Ballkani Perëndimor ishte në fokus të një takimi në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Sipas njoftimit zyrtar, “Shtetet e Bashkuara e Italia ritheksojnë angazhimin e përbashkët për sigurinë, stabilitetin e prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbështetjen për integrimin euroatlantik të rajonit”.

Siç dihet, në rajon bëjnë pjesë Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina.

Po ashtu, në deklaratën e publikuar në përfundim të takimit, thuhet se dy vendet, pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Italia “do të përforcojnë koordinimin për të favorizuar de-përshkallëzimin”, por në dokument nuk specifikohet se për çfarë përshkallëzimi bëhet fjalë.

Prej muajsh, mbetet e tensionuar situata në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Dy  muaj më parë, kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në votimet e jashtëzakonshme të 23 prillit, hynë me ndihmën e policisë në ndërtesat e komunave Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan e Mitrovicë të Veriut. Ata u zgjodhën në procesin e bojkotuar masivisht nga serbët. Këta të fundit protestojnë që nga 26 maji, ndërsa tensionet kulmuan më 29 maj kur pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit.

Në deklaratën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet edhe se Amerika  “mirëpret angazhimin e qeverisë italiane në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë kontributin e forcave të armatosura italiane në misionet e KFOR-it, EULEX-it e të EUFOR-it”.

Në mesin e ushtarëve të lënduar nga përleshjet e 29 majit ishin dhe 11 ushtarë italianë, si dhe 19 hungarezë.

Tani ka një situatë që zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës po kërkohen nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri.

Më herët këtë muaj, në datën 11 korrik, Bashkimi Europian konfirmoi se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE