Aktori i njohur Genc Fuga pëson goditje në tru, familja kërkon ndihmë financiare për të përballuar ndërhyrjen kirurgjikale

vovalbania July 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori i njohur Genc Fuga pëson goditje në tru, familja kërkon ndihmë financiare për të përballuar ndërhyrjen kirurgjikale

Genc Fuga, aktori dhe regjisori i njohur shqiptar ka pësuar një goditje në tru dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjale në një spital privat. Operacioni kushton 19 mijë euro dhe shuma është e pamundur për tu përballuar nga familja e cila kërkon ndihmë.

Vetë bashkëshortja Enerjeta Fuga përmes një postimi në facebook kërkon ndihmën e kolegëve por dhe të gjithë atyre që munden të solidarizohen për të përballuar këtë shifër për operacionin.

“Nuk qenka e lehte por ne keto momente e kam domosdoshmeri.

Genci po kalon nje periudhe te veshtire. Ka pesuar nje goditje ne tru dhe ne keto momente po kryen nderhyrje ne spitalin amerikan. Do i lutesha te gjithe punonjesve te Rtsh nese munden dhe kush mundet te ofroje nje kontribut prej 200 leke te rinj per te patur mundesine te kem shumen 19 mije euro te operacionit.

Ndjese dhe konsiderete….” shkruan Enerjeta Fuga në facebook.

Pas thirrjes së saj ka pasur një sensibilizim të gjerë duke arritur që shuma të mblidhet në më pak se një orë. Vip Magazine i uron atij shërim të shpejtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51152 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE