Parashikimi i motit për ditën e sotme, zbuloni çfarë do të ndodhë me temperaturat

vovalbania July 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit për ditën e sotme, zbuloni çfarë do të ndodhë me temperaturat

Kthjellimet do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit, por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash, më të dukshme në zonat Veriore dhe Qëndrore. Orët e paasdites dhe mbrëmjes do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat nga i gjithë territori i vendit për të ri-kthyer motin e kthjellët dhe temperaturat e larta në te gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 2 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE