Krist Dragot i dashuruar?! Ish-banori: Zemra ime po…

vovalbania July 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krist Dragot i dashuruar?! Ish-banori: Zemra ime po…

Kristi është një nga ish-banorët e BBV më të komentuar të momentit. Ai gjithashtu gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen e publikut me romancat e tij. Nga thashethemet e shumta që qarkullonin për Zazën, deri te romanca me Keisin, duket se jeta romantike e ish-banorit ka qenë shumë e trazuar.

Ndërkohë, pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël në Top Channel dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat.

Ndërkohë, vetëm pak më parë në “E Diell” ai ka zbuluar pak nga jeta e tij romantike, duke ngritur kështu dyshime se Kristi po bie në dashuri. Ja si i është  përgjigjur ai pyetjes së Ervin Kurtit.

Ervini- Kush të mban në Shqipëri?!

Kristi- Unë një zemër kam, në atë zemër ka vend vetëm për një.

Ervini- Është e zënë zemra?

Kristi- Po zihet…

Ervini- Po dashurohet Kristi…

Me siguri Kristi i ka trazuar ujërat me deklaratën e tij më të fundit. Mesa duket ai po qëndon ende në Shqipëri për një vajzë. Kush e ka zënë zemrën e tij vallë?! Epo le të presim një tjetër përgjigje të tij për të zbuluar më shuëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE