Maqedoni e Veriut/ Pas ministrave të BDI-së, edhe Talat Xhaferi i gatshëm të japë dorëheqje!

vovalbania July 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Maqedoni e Veriut/ Pas ministrave të BDI-së, edhe Talat Xhaferi i gatshëm të japë dorëheqje!

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi deklaroi se do ta ndjekë vendimin e ministrave të BDI dhe do të tërhiqet nga posti nëse VMRO-DPMNE do të votojë për amendamentet kushtetuese.

“Pse të insistoj të qëndroj nëse të gjithë të tjerët ikin”, u shpreh kryeparlamentari Xhaferi në një intervistë për MIA-n.

I pyetur nëse zgjedhjet e parakohshme do ta ndihmonin BDI-në që të mbajë më shumë vota, Xhaferi theksoi se për këtë vendosin organet e partisë.

 “Me sa di unë, BDI-ja është duke e përkrahur sistemin e një mandati katërvjeçar. Mirëpo, deklarata e djeshme është në kuadër të rezultatit të takimit të liderëve mes kryeministrit dhe liderit të opozitës. Parakusht i opozitës ishte që BDI të daljen nga Qeveria, të cilën e pranuam menjëherë, me qëllim të miratimit të amendamenteve kushtetuese”, nënvizoi ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48868 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE