Nga Bora Zemani tek Ardit Gjebrea, ja me sa para e ndihmuan VIP-at Genci Fugën

vovalbania July 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga Bora Zemani tek Ardit Gjebrea, ja me sa para e ndihmuan VIP-at Genci Fugën

Eni Jani, partnerja e aktorit të njohur shqiptar, Genci Fuga, ndau pak ditë më parë një lajm aspak të këndshëm me ndjekësit e saj në Instagram.

Në llogarinë e saj të këtij rrjeti social, ajo bëri të ditur se Genci pësoi një goditje në tru dhe për këtë do i duhej ti nënshtrohej një operacioni.

Mirëpo në pamundësi, ajo kërkoi nga çdokush që të ndihmonte me sadopak para për operacionin e partnerit të saj, i cili shkonte në 19 mijë euro.

Nuk vonoi shumë dhe Eni bëri një tjetër reagim, ku teksa falenderoi të gjithë bamirësit, tregoi se shuma e nevojshme ishte plotësuar.

Ndërsa pak më parë, një llogari në TikTok, ka bërë publike disa prej VIP-ave shqiptarë që dhuruan para në llogarinë e “GoFundMe” për aktorin e njohur.

Në listën e publikuar, Bora Zemani ishte ajo që kishte dhuruar më shumë, shifër që shkonte në 500 dollarë, shoqëruar nga Gentian Zenelaj dhe Holta Dolaku. /Lokimagazine.com

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE