Shënojini këto data në gusht, sepse ngjarje të rëndësishme do të ndodhin

vovalbania July 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shënojini këto data në gusht, sepse ngjarje të rëndësishme do të ndodhin

Për ju që prisni pagën, mbase korriku ishte i gjatë, për ju të tjerët që s’e vrisni mendjen, ishte i shkurtër, gjithsesi, nesër mbërrijmë në gusht dhe mendojmë se duhet ta lexoni me patjetër këtë artikull, që ju tregon datat më të rëndësishme të muajit që na pret:

1 gusht – Hëna e plotë në Ujor

Gushti nis me një Hënë të plotë që do t’ju sjellë miliarda emocione, situata të vështira që tregojnë se duhet të vendosni barrierat e duhura, si dhe mundësinë për t’u çliruar nga të gjithë njerëzit dhe situatat që ju mbajnë peng në të shkuarën.

16 gusht – Hëna e re në Luan

Hëna e re në Luan do t’ju japë shansin e madh e fillimeve të reja, si dhe do të ndriçojë aspektin romantik.

23 gusht – Nis sezoni i Virgjëreshës

Sezoni i ri i shenjës perfeksioniste nis dhe ju s’do të mund t’i rezistoni shkëlqimit të saj.

23 gusht – Në të njëjtën ditë Mërkuri shkon në prapavijë në Virgjëreshë

Në të njëjtën datë, Mërkuri shkon në prapavijë, çka do të thotë se duhet të kontrollosh çdo kanal komunikimi disa herë. Gjithsesi, nuk mund të ankoheni për Mërkurin kur Afërdita është ajo që do të vijojë të bëjë kërdinë.

27 gusht – Marsi hyn te Peshorja

Marsi në Peshore shmang çdo konflikt, pasi të gjiiiithëëë do të jenë shumë të zënë për t’u marrë me vogëlsira. Plus, hyn te shenja e balancës dhe kjo ju sjell një energji diplomatike.

28 gusht – Urani hyn në prapavijë në Dem

Urani, planeti rebel do të hyjë në Dem dhe do të ndikojë në çdo shenjë, për t’ju nxitur që të thyeni zakonet e vjetra dhe të përqafoni ndjesi të bukura dhe të kujdeseni për mirëqenien tuaj.

30 gusht – Hëna e plotë te Peshqit

Një Hënë e plotë dhe poetike do të ndriçojë qiellin e 30 gushtit dhe meqë është te Peshqit, do të jeni më ëndërrimtarë se kurrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49649 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE