“Do kontrollojmë kamerat, u pa puna…”/Vazhdojnë debatet, Eglës nuk i del inati me Julin!

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do kontrollojmë kamerat, u pa puna…”/Vazhdojnë debatet, Eglës nuk i del inati me Julin!

Mbrëmjen e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bën pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri. 

Edhe pse ishte nata e parë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nuk kanë munguar debatet. Shkak është bërë ndërrimi i Julit në dhomën e gjumit, gjest të cilin duket se aktorja Egla Ceno nuk e ka pëlqyer, duke i kërkuar të ndërrohet në banjë. Ajo ka hasur në rezistimin e Julit, i cili i ka thënë se do ndërrohet ku të dojë.

Këto keqkutpime kanë vazhduar edhe ditën e sotme mes tyre. Shkak janë bërë syzet e Eglës, që sipas saj, kanë humbur. Ngacmimit të Eglës se mund ti kishte marrë ai “padashje”, Juli i është përgjigjur me ironi duke thënë maksimumi i ka thyer, jo marrë. Në këto kushte Egla e ka pyetur drejtëpërdrejt aktorin se pse e ka inat, agrument të cilit Juli i është përgjigjur duke thënë se ajo ka diçka kundër në gjithçka që ai bën.

Egla: Syzet e diellit, mos i ka marrë gjë Juli…

Juli: Si the, si the? Përmende gjë emrin tim? Kush ti ka marrë? Nuk po të dëgjoj çfarë thua.

Egla: Prapë duhet të flasë?! Syzet e mija të diellit që po i kërkoj, mos i ke marrë pa dashje dhe i ke hedhur?!

Juli: Mos i kam marrë unë?! Po jo moj zemër…

Egla: I ke hedhur?

Juli: Jo, jo, jo, jo… Maksimumi mund ti kem thyer.

Egla: Do kontrollojmë kamerat, u pa puna. Po pse më ke inat mor Juli, çfarë ke?

Juli: Po jo mo, nuk të kam inat, por ti se çfarë…

Egla: Unë flas, ti thua “fillove ti…”. Sikur këna qenë martu 20-vjeç.

Juli: Po se çfarëdo lloj gjëje që bëjë, ti thua “jo po…”.

Ilnisa: A të ngacmon mor Juli?!

Juli: Lëre, lëre s’ka gjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE