Modelja e njohur partnerja e re e Leo DiCaprio-s? Zbulohet e vërteta!

vovalbania August 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Modelja e njohur partnerja e re e Leo DiCaprio-s? Zbulohet e vërteta!

Javën e shkuar, Leonardo DiCaprio ishte në qendrën e mediave rozë sa i takon jetës së tij private, teksa u “kap mat” duke kaluar pushimet në një jaht në Itali, së bashku me disa miq dhe me modelen e njohur 28-vjecare, Neelam Gill.

Menjëherë u aludua se mes tyre mund të kishte dicka, duke qenë se në fakt ishte hera e disatë që shiheshin bashkë, por burime pranë aktorit po ashtu kanë konfirmuar se modelja është partnerja e një prej miqve të Leo-s dhe jo e vetë atij.

Fundja, përvecse me Gigi Hadid, prej vitesh partneret e aktorit nuk janë të moshës mbi 25 vjec, sic ju tashmë e dini.

Ndërkohë sot, dyshimeve se mes aktorit dhe modeles mund të ketë dicka i ka ardhur fundi, teksa ka qenë vetë Gill e cila ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale, duke konfirmuar se prej muajsh është në një marrëdhënin me një prej miqve më të mirë të DiCaprio-s dhe kanë qenë së bashku në të njejtin vend pasi kalojnë pushimet bashkë.

Pra, Leo dhe Neelam nuk janë në një lidhje, përkundrazi, ndërsa ka ende dyshimet nga mediat se marrëdhënia e tij me Gigi-n nuk ka përfunduar ende.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE