Operacioni i Genci Fugës, qeveria shqiptare merr vendimin e papritur

vovalbania August 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacioni i Genci Fugës, qeveria shqiptare merr vendimin e papritur

Pak ditë pasi bashkëshortja e Genc Fugës, Eni, me anë të një postimi në rrjetet sociale bëri me dije lajmin e keq se aktori ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pas një goditje në tru dhe kërkonte ndihmën e shqiptarëve për mbulimin e shpenzimeve të operacionit, qeveria shqiptare ka miratuar një fond për kurimin e artistit.

Kështu, qeveria ka marre vendimin për të mbuluar shpenzimet për aktorin Genc Fuga me vlerën 20 milionë lekë, ndërsa ai mbetet ende i shtruar në spital dhe nuk bëhet me dije me saktësi gjendja e tij momentale, teksa sipas disa mediave shëndeti i tij është i qëndrueshëm, por sërish në gjendje kritike.

Kujtojmë se pas thirrjes së Eni Janit në Instagram, e cila kërkoi publikisht, fillimisht për punonjësit e RTSH, që të kontribuonin me një shumë modeste për të mbledhur 19 mijë euro, koston e operacionit në një spital privat, shqiptarër u sensibilizuan të gjithë dhe arritën që nëpërmjet platformës “GoFundMe” të grumbullonin përtej shifrës së kërkuar.

Lëvizja e qytetarëve dhe reagimet e shumta në rrjet, duket se kanë nxitur edhe reagimin e qeverisë që tashmë ka miratuar fondin për Fugën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51607 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE