Sherri në Hamallaj, Balla takim me efektivët e Gardës: Të mos përsëritet, s’ka tolerim për askënd! Respektoni ligjin

vovalbania August 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherri në Hamallaj, Balla takim me efektivët e Gardës: Të mos përsëritet, s’ka tolerim për askënd! Respektoni ligjin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me efektivët e gardës, pas ngjarjes në Hamallaj, ku gardisti Martin Nikolla qëlloi me armën e shërbimit pas sherrit me familjen Kaçi.

Balla u ka bërë të qartë efektivëve të Gardës se duhet të respektojnë ligjin dhe kodin e etikës. Ministri i Brendshëm thotë se raste të tilla si ai i Martin Nikollës nuk duhet të përsëriten më për asnjë lloj arsyeje, madje thekson se nëse ndodh një situatë e tillë do të merren masa të menjëhershme dhe s’do të ketë tolerim për askënd.

“Të jeni të sigurt që do të bëj gjithçka për të garantuar një trajtim financiar sa më të mirë për të gjitha nivelet e strukturës së Gardës së Republikës. Edhe pse sot jam këtu për të adresuar një problematikë të një fenomeni, që nuk duhet të ndodhë më kurrë me asnjë punonjës të Gardës së Republikës, lidhur me një rast të bërë publik së fundi, ku natyrshëm veprimi ynë ishte i menjëhershëm, dhe ky veprim do të jetë i menjëhershëm në të gjitha rastet kur një anëtar i kësaj Garde të nderuar Republike, do të shkelë normat etike të funksionimit, të të qenit dhe të të pasurit nderit për të qenë anëtar i Gardës së Republikës”, tha Balla.

Ministri thotë se është një nder të jesh pjesë e Gardës, ndërsa u ndal edhe në samitin e Procesit të Berlinit më 16 tetor në Tiranë, ku tha se Garda ka përgjegjësinë më të madhe për mbarëvajtjen.

“Dua ta them për secilin prej jush që të jesh anëtar i Gardës së Republikës është një nder. Dhe në fakt ndër vite Garda e Republikës, sikurse e tha edhe Komandanti, ka pasur edhe ka suksese në ruajtjen e personaliteteve, por edhe në organizimin e mjaft takimeve të rëndësishme ndërkombëtare sikurse patëm vjet samitin, edhe sikur do të kemi në 16 tetor përsëri samitin e Procesit të Berlinit, një aktivitet i rëndësishëm, ku për mbarëvajtjen e tij, përgjegjësinë më të madhe e ka Garda e Republikës. Por, megjithatë, ajo që për mua ka shumë rëndësi është që ne duhet të vazhdojmë të rrisim mbështetjen për Gardën e Republikës, qoftë në infrastrukturë, qoftë në teknologji”, deklaroi ministri Balla.

Lajm ne përditësim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE