Tanimë do ta keni Inteligjencën Artificiale në Iphone-n tuaj!

vovalbania August 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tanimë do ta keni Inteligjencën Artificiale në Iphone-n tuaj!

Edhe pse Apple ende nuk ka prezantuar një sistem AI që mund të përdoret nga publiku, duket se një chatbot i tillë ka nisur të testohet nga një numër i vogël përdoruesish. Sipas Mark Gurman, Apple GPT është tashmë në përdorim nga punonjësit e kompanisë. I përshkruar si një “shërbim i ngjashëm me ChatGPT”, Gurman pretendon se shërbimi është krijuar për të ndihmuar në testimin e shërbimeve të ardhshme, për të përmbledhur tekste të ndryshme dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve bazuar në njohuritë ekzistuese për të cilat është trajnuar roboti.

Megjithatë Apple GPT, ose “Ajax” siç njihet zyrtarisht, mund të ketë një të ardhme të ndritur brenda vetë kompanisë përtej detyrave të saj aktuale, të kufizuara. Një mënyrë aplikimi e mundshme në kompani përfshin ndihmën e stafit mbështetës të AppleCare për të ndihmuar klientët. Gurman pretendon se Apple ende nuk ka vendosur se si do të duken përfundimisht produktet e saj të ardhshme gjeneruese të AI. Burimet i kanë thënë më parë Gurman se Apple mund të ketë një “njoftim të rëndësishëm lidhur me AI” vitin e ardhshëm.

Kompania mëmë e Google, Alphabet, po shpërndan chatbotin e saj të inteligjencës artificiale Bard në Evropë dhe Brazil. Ky është zgjerimi më i madh i produktit që nga lançimi i tij në mars në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe nxeh rivalitetin me ChatGPT të Microsoft-it. Të dy janë shembuj të Inteligjencës Artificiale gjeneruese që mund t’i përgjigjet pyetjeve në një mënyrë të ngjashme me njeriun.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE