Gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror, interviston 90 persona për 55 orë!

vovalbania April 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror, interviston 90 persona për 55 orë!

Një grua nigeriane ka shënuar rekord të ri botëror duke intervistuar 90 persona për 55 orë e 24 sekonda. Clara Chizoba Kronborg udhëheq një emision në YouTube të quajtur “Women’s World Show”. Intervistat e saj përfshijnë biseda me njerëz të etnive dhe profesioneve të ndryshme, të cilët flasin rreth mënyrës se si kanë arritur sukses në fushat e tyre përkatëse.

New record: Longest interviewing marathon – 55 hours 24 seconds ⏱️ Congratulations to @clarackronborg1
https://t.co/YCVikcOnH1

— Guinness World Records (@GWR) April 24, 2024

“Kjo përpjekje rekord ishte për bashkimin e individëve të ndryshëm dhe ndarjen e historive të tyre frymëzuese”-tha Kronborg për Guinness. “Unë jam e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, veçanërisht gratë punëtore, për të ndarë historitë e tyre frymëzuese me njerëz që përballen me sfida të ngjashme”. Nigeriania bëhet e ditur se intervistat i ka zhvilluar në një jaht në Marbella të Spanjës me një pauzë prej 5 minutash çdo orë. Sfidat me të cilat është përballur përfshinin zërin, dhimbjet në qafë dhe shpinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50549 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE