Greqia jep 1 javë pushime falas për turistët e larguar nga zjarret e Rodosit!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Greqia jep 1 javë pushime falas për turistët e larguar nga zjarret e Rodosit!

Turistët që në Greqi iu shkatërruan pushimet në Rodos për shkak të zjarreve masive, dëmshpërblehen me një javë pushime falas, pranverën ose vjeshtën e ardhshme. Lajmin e dha kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në mbështetje të mesazhit se Greqia është vend i sigurt. Zjarret shkaktuan edhe viktima përveç dëmeve të mëdha duke përpirë sipërfaqe të tëra me pyje.

Pas thuajse dy javësh, më 28 korrik ra intensiteti i zjarreve në Greqi. Shërbimet greke të urgjencës punuan dhe për të parandaluar shpërthime të reja në pjesën qendrore të vendit fqinj, nga ku shumë banorë u larguan për shkak të një shpërthimi masiv në një depo municioni, më 27 korrik. Pesë persona humbën jetën nga zjarret, të nxitura nga temperaturat ekstreme dhe erërat e forta.

Në Greqi, zjarret kanë shkatërruar shtëpi, ferma e fabrika, duke djegur një pjesë të madhe të sipërfaqes pyjore që nga 17 korriku e deri në fund të muajit që lamë pas. Në Magnezi, flakët arritën në një depo municionesh të forcave ajrore pranë qytetit bregdetar Nea Aghialos. Nga shpërthimet e fuqishme të 27 korrikut, roja bregdetare njoftoi se banorët u detyruan të iknin nga zona. Edhe avionë luftarakë në një aeroport ushtarak aty pranë u zhvendosën, si masë sigurie.

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, bëri të ditur se ka urdhëruar një hetim lidhur me atë që ndodhi. Në Volos e në Aghialos, dhjetëra zjarrfikës punuan të ndihmuar nga pesë avionë e një helikopter, pasi erërat e forta mund të shkaktonin aktivizime të reja.

Në datat 22 e 23 korrik, në ishullin Rodos ishin më shumë se 20 mijë turistë dhe vendas që u larguan nga hotelet e shtëpitë buzë detit. Zjarret u shuan pasi dogjën rreth 10% të sipërfaqes së ishullit.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia duhet të ndërmarrë më shumë hapa për të luftuar efektet e ndryshimeve klimatike, duke theksuar nevojën për të përmirësuar më tej shërbimet e parandalimit të zjarreve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE