Flirtet në BBV/ Antonela ka dy fjalë për Meritonin: Donzhuan, i pëlqejnë shumë femrat

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Flirtet në BBV/ Antonela ka dy fjalë për Meritonin: Donzhuan, i pëlqejnë shumë femrat

Ish-banorja e “Big Brother VIP 1”, Antonela Berisha, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, në Top Channel, ku ka folur pak rreth intervistës që ka bërë dy vite më parë me Meriton Mjekiqin.

Berisha mendon se moderatori i njohur është një ‘donzhuan i vërtetë dhe i pëlqejnë shumë femrat’.

Duke qenë se Meritoni ka krijuar një raport të mirë me vajzat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Antonela shprehet se marrëdhënia me Ilnisën po bën shumë bujë.

Berisha shtoi se nuk i shikon çift ata të dy pasi kanë diferencë moshe dhe se në këto gjëra, ajo është tradicionale.

Pjesë nga biseda:

Antonela Berisha: Po luan donzhuanin Manush. Nuk e mbaj mend çfarë e kam pyetur, por e kam vënë re që edhe para dy vitesh ishte shumë feminist dhe i pëlqenin shumë femrat. Nuk bënte diferencime fare.

Edi Manushi: A dolët për darkë ju pas intervistës?

Antonela Berisha: Jo nuk dolëm, nuk dal me të ftuarit (qesh). Dal vetëm me ty dhe Alesian.

Edi Manushi: Me kë e sheh që mund të bashkohet aty brenda Big Brother, meqë mu kujtua kjo intervista.

Antonela Berisha: Me thënë të drejtën Ilnisa, gazetarja po bën shumë bujë me të. Sigurisht nuk i shoh si çift sepse kanë diferencë moshe, unë nuk jam me këto, jam shumë tradicionale.

Edi Manushi: Nuk e ke parë Macronin atje, se çfarë po ndodh? A i di këto historitë e Francës?

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE