Konflikti në Hamallaj, Gjykata e Durrësit lë në burg ish-gardistin dhe vëllanë e tij!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konflikti në Hamallaj, Gjykata e Durrësit lë në burg ish-gardistin dhe vëllanë e tij!

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy vëllezërit Martin e Alfred Nikolli, të cilët u përfshinë në një konflikt në Hamallaj me pjesëtarë të familjes Kaçi, tre ditë më parë. Martin Nikolli me detyrë nën Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë, përdori armën e shërbimit jashtë orarit të punës. Për këtë arsye, ai u përjashtua me vendim të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi nga radhët e Gardës së Republikës. Ndërkohë Policia e Shtetit bëri ndalimin e tij.

Oficeri shërbente dhe si shofer zëvendësues i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila në një reagim zyrtar kërkoi zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja e 30 korrikut ndodhi në lagjen Hidrovor të Hamallajt, rreth orës 11:30. Konflikti mes dy familjeve vijon prej disa muajsh për një rrugë që kalon pranë familjes Kaçi. Sipas informacioneve, sherri ka nisur për një shikim, “pse sheh nga shtëpia jonë?”, pyetje që pjesëtarë të familjes Nikolli i drejtuan të moshuarit Pjetër Kaçi. Përveç armës së shërbimit, në sherr u përdorën dhe shkopinj bejsbolli.

Sipas njërit prej djemve të Pjetër Kaçit, Paulinit, konflikti për rrugën vazhdon prej kohësh e ka përfunduar në Prokurori. Vëllezërit Nikolli u kapën me fjalë me burrin e moshuar, të cilit i dolën në krah djemtë. Përplasja fizike çoi në të dëmtuar nga familja Kaçi.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP tha se ndaj Martin Nikollit rëndojnë veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49881 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE