Shqiptari i Espanyol, Keidi Bare thirret në kombëtare, për dy ndeshjet kualifikuese “Euro 2024”!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqiptari i Espanyol, Keidi Bare thirret në kombëtare, për dy ndeshjet kualifikuese “Euro 2024”!

Lojtari i RCD Espanyol,  Keidi Bare është thirrur nga kombëtarja shqiptare për të luajtur në dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, konfimron faqja zyrtare e klubit spanjoll.

Mesfushori është thirrur për të luajtur kundër Republikës Çeke dhe Polonisë.

Shqipëria do të përballet me Çekinë të mërkurën në 7 në 20:45 dhe Poloninë të dielën 10 në të njëjtën orë.

I lindur në Fier, Bare e ka nisur duke luajtur me të gjitha ekipet e moshave, të ekipit Apolonia, përfshirë edhe ekipin nën-19, me të cilën luajti 18 ndeshje dhe shënoi 4 gola në sezonin 2013–2014.

Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 6 nëntor 2013 në fitoren në transfertë të Apolonisë ndaj Pogradecit, duke u aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë.

Në dhjetor 2013, ai shkoi në provë te klubi spanjoll Atlético Madrid. Në 2018 ai u transferua të ekipi Malaga CF. Aktualisht është me ekipin Espanyol ku dhe sezonin e kaluar është shpallur dhe lojtari më i mirë i ekipit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE