Shitet për këtë çmim shtëpia ku u rrit Aretha Franklin!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shitet për këtë çmim shtëpia ku u rrit Aretha Franklin!

Shtëpia ku Aretha Franklin u rrit në Detroit është shitur së fundmi për 355,000 dollarë. Pesë vite pas vdekjes së “mbretëreshës së shpirtit”, shtëpia ku ajo kaloi vitet e fëmijërisë, tashmë i përket një familjeje të re. Sipas TMZ, rezidenca është shitur të mërkurën e kaluar, ku blerësit kanë arritur ta blejnë me një çmim shumë më të ulët se origjinali.

Në maj, shtëpia doli në shitje për 380,000 pasi u listua fillimisht dhe përfundimisht u tërhoq nga tregu. Pas negociatave, blerësit ishin në gjendje të ulnin çmimin në 355,000 dollarë. Ajo përfshin 6 dhoma gjumi, 5 banja dhe përbëhet nga 6000 metra katrorë. Aretha Franklin jetoi në këtë shtëpi nga mosha 5-vjeçare deri në moshën 18-vjeçare. Në vitin 2011 ajo vizitoi përsëri shtëpinë, për të kujtuar kujtimet nga e kaluara. Rikujtojmë, se Mbretëresha e muzikës vdiq në vitin 2018 në moshën 76-vjeçare nga një formë e rrallë kanceri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE