Shoferi i cili përplasi për vdekje aktorin Treat Williams përballet me akuza të rënda!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shoferi i cili përplasi për vdekje aktorin Treat Williams përballet me akuza të rënda!

Aktori i njohur Treat Williams ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare pas një aksidenti me motor në Vermont. Williams u rrëzua nga motori i tij pasi u godit nga një SUV që kthehej majtas, tha policia. Ai u transportua me helikopter në spital me plagë të rënda, por u shpall i vdekur pak pas mbërritjes.

Në një hetim për aksidentin e 12 qershorit në Dorset u arrit në përfundimin se një automjet frenoi përpara Williams, i cili po drejtonte një motor por nuk ishte në gjendje të shmangte një përplasje, tha të martën Policia e Shtetit të Vermontit. Shoferi i përmendur, Ryan Koss, 35 vjeç, nga Dorset, u procedua të martën në mbrëmje pas zbardhjes së hetimeve.

Shoferi akuzohet për neglizhencë të madhe që si pasojë solli edhe vdekjen në aksidentin që vrau aktorin e njohur Treat Williams dhe deri tani nuk ka dalë të japë një koment apo deklaratë në lidhje me akuzat as ai dhe as avokati i tij.

Karriera gati 50-vjeçare e Richard Treat Williams përfshinte role kryesore në serialin televiziv “Everwood” dhe filmin “Hair”. Aktori gëzon një karrierë të gjatë kinematografike, ndërsa debutimin e parë bëri në vitin 1976 në “Deadly Hero”. Siç raportohet, Treat ka luajtur në më shumë se 120 filma. Aktori ishte nominuar për një ‘Golden Globe’ për rolin e tij në “Hair”. Ai fitoi një ‘Emmy’ për filmin “The Late Shift”. Williams ka lënë pas gruan Pam Vant Sant, me të cilën u martua në 1988.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE