Aplikimi në “IdentiTek” për pasaportë, qytetarët me kupon të vjetër mund t’a shkëmbejnë me të ri!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aplikimi në “IdentiTek” për pasaportë, qytetarët me kupon të vjetër mund t’a shkëmbejnë me të ri!

Ndërsa prej 1 gushtit shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokumenteve të identifikimit kryhen nga kompania shtetërore “IdentiTek”, për t’u pajisur me karta ID e pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare.

Edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili sot në mëngjes aplikoi për rinovimin e pasaportës biometrike ndoqi të njëjtën procedurë. Pas marrjes së kuponit, u paraqit në zyrat e “IdentiTek” për të vijuar me depozitimin e të dhënave biometrike.

Po ashtu, theksohet se shtetasit që kanë blerë kuponët e vjetër me logon e ish-koncensionarit dhe nuk i kanë përdorur, tashmë kanë mundësinë t’i shkëmbejnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, pranë Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” duan të sigurojnë qytetarët se pagesat e bëra do të jenë të vlefshme përmes procedurës së shkëmbimit të kuponëve të vjetër, me të rinjtë.

Prej ditës së sotme, në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48756 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE