Shenjat e dukshme që tregojnë se partneri po ju tradhton!

vovalbania October 01, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Shenjat e dukshme që tregojnë se partneri po ju tradhton!

Në një marrëdhënie, dyshimet për tradhti mund të lindin në çdo moment. Është normale të mendojmë se partneri ynë po na tradhton. Por, ndonjëherë janë vetëm hamendësime. Para se të kërkoni shpjegime, duhet të jeni absolutisht të sigurt për atë që po ndodh. Është e nevojshme të mblidhen prova dhe jo të gënjeheni nga imagjinata. Më poshtë do të përmendim disa shenja që tregojnë se partneri juaj është i pabesë ndaj jush.

Ai nuk e ndan nga dora telefonin

Ndërkohë që ai e kishte zakon kur vinte në shtëpi ta linte diku telefonin, ka disa kohë që nuk e lëshon për asnjë moment atë. Nga ana tjetër ai e mban zakonisht pa zile ose ndonjëherë edhe të fikur.

Kujdeset më shumë se kurrë më parë për pamjen

Ai asnjëherë nuk e ka lënë pas dore pamjen e tij, por ka disa kohë që rregullohen në një tjetër mënyrë. Ky ndryshim i pajustifikueshëm mund të tregojë se ai ka dëshirë t’i bjerë në sy dikujt tjetër.

Ka gjithmonë e më shumë punë dhe takime në orët e mbrëmjes

Ka disa kohë që ai ka takime me shumicë? Një ose dy mund të jenë të zakonshme, por këto ndodhin shpesh janë jo të zakonshme.

Pasion i tepruar për diçka në mënyrë të papritur

Kur vinte në shtëpi donte të çlodhej dhe të rrinte shtrirë? Tashmë dëshiron të fillojë shpejt e shpejt një aktivitet të ri? Kjo tregon se ai do të merret me diçka tjetër në mënyre që të çlirohet paksa nga ju.

Më shumë afeksion sesa duhet

Një person që tradhton zakonisht ndjehet fajtor dhe dëshiron që t’iu bëjë edhe të buzëqeshni ose t’iu gëzojë me dhurata. Kujdes, mos u gënjeni.

Distancë dhe indiferencë

Keni kohë që keni vënë re se ai është i shqetësuar, me nerva apo ka ndryshime të shpeshta humori pa arsye madhore? Nëse tregohet i largët me ju dhe momentet intime bëhen gjithmonë e më të pakta do të thotë se ka gjetur dike tjetër.

Intimitet i trazuar ose inekzistent

Nëse partneri nuk ka më dëshirë të kalojë çaste intime me ju dhe kjo gjë bëhet e shpeshte duhet të shqetësoheni.

Dëshirë seksuale në rritje

Nga ana tjetër, dëshirat e çmendura në shtrat dhe sjellja në mënyrë anormale tregojnë gjithashtu se ai ka dikë tjetër që e stimulon.

Nuk i interesojnë me projektet e përbashkëta

Nëse të gjitha projektet që kishit bërë atij nuk i interesojnë më si më parë kjo do të thotë se diçka nuk shkon si duhet. Duhet të dini se këto shenja mund të jenë edhe për femrat tradhtare, prandaj ju meshkuj duhet të bëni kujdes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49664 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE