Bashkimi i trojeve shqiptare në një projekt të vetëm, Petrit Çarkaxhiu zbulon planet e ardhshme të grupit Jericho!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Bashkimi i trojeve shqiptare në një projekt të vetëm, Petrit Çarkaxhiu zbulon planet e ardhshme të grupit Jericho!

Grupi i njohur Jericho është rikthyer me një projekt të ri dhe ka sjellë për publikun këngën “Ali Pasha i Janinës”. Teksti i këngës është krijuar nga këngët e vjetra folklorike shqipe “Koka në Stamboll” dhe “Janinës ç’i panë sytë”. I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë solisti i grupit, Petrit Çarkaxhiu, i cili ka folur më shumë për këtë projekt dhe jo vetëm.

Si erdhi rikthimi me grupin pas 1 viti?

U mundova të gjeja një emër zhanrit të muzikës dhe e kemi pagëzuar tosk-rock, këtë projektin e fundit me Jericho. “Ali Pasha i Janinës” është ripërpunim i dy këngëve që përbëjne sensin folklorit të labërisë, “Koka në Stamboll, trupi në Janinë” dhe “Janinës ç’i panë sytë”. Kjo është dhe si paralajmërim i fillimit të projektit tosk-rock. Kjo është kënga e parë e këtij folklori të toskërisë, por jo e fundit.

A do të vijë kjo rilindje e tosk-rock si album? Apo do të na duhet të presim gjatë?

Plani nuk është i tillë, të paktën për këtë herë. Shpresojmë që nuk do të presim aq gjatë për këngën e ardhshme, sepse është punuar për to. Kënga e radhës besoj se do të publikohet brenda 3 ose 4 muajve. Ne kemi në plan të realizojmë një mini album të dyfishtë që do të ketë 2 EP, njëra geg-rock, tjetra tosk-rock. Secila do të ketë 9 ose 10 këngë. Ky do të jetë si mision artistik i joni që do ta identifikojë më së miri grupin Jericho.

Keni pasur ndonjë kërkesë për të përfaqësuar Shqipërinë në Euriovision si grup?

Ndoshta Eurovision nuk është i vetmi organizim që mundesh t’ia ofrosh Evropës një produkt të tillë muzikor. Ne kemi qenë aktivë me koncerte në Evropë dhe festivale shumë të njohura. Ka dhe forma të tjera dhe organizime të tjera, por ndoshta Eurovision është një platformë shumë e gjerë e cila e përcjell nëpërmjet mediave në gjithë Evropë. Por gjithsesi ekzistojnë dhe festivale të tjera në të cilat mund të përfaqësohet një muzikë e tillë. 

Cila ka qenë sfida më e madhe e krijimit të këngës?

Më tepër ka qenë ana muzikore, sepse iso-polifonia është diçka shumë specifike. Jo rastësisht është e mbrojtur nga UNESCO. Duke qenë se na duhet të realizonim vetë në studio inçizime në vokal, që të imitojmë zërat që janë pjesë e një grupi polifonik, duhet të merreshim pak më shumë me studimin e saj. Kjo ishte sfida jonë kryesore. Gjithashtu dhe një kujdes i veçantë i asaj se si do të tingëllojë klarineta si një instrument tipik që përdoret në polifoninë e jugut të Shqipërisë. Ishte një punë që zgjati diku tek 40 ditë, por jemi shumë të kënaqur.

Nëse edhe juve ju pëlqen projekti “Ali Pasha i Janinës”, ju mund të vazhdoni ta votoni atë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, për të qenë sa më gjatë pjesë e listës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE