Yjet e “Big Brother VIP 3” që krysojnë me numrin e ndjekësve në Instagram këtë javë…

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Yjet e “Big Brother VIP 3” që krysojnë me numrin e ndjekësve në Instagram këtë javë…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…

Sigurisht që në qenër të vëmedjes tashmë janë yjet ee “Big Brother VIP 3”. Surpriza e kësaj jave është se të gjithë personazhet VIP janë me një rritje mjaft të konsiderueshme të numrit të ndjekësve në Instagram. Egla Ceno ka shtuar 300 ndjekës nga java e kaluar. Kujtojmë se që në natën e parë të spektaklit, Egla e nisi me një debat të fortë me Jul Dedën. Nga ana tjetër, ky i fundit ka shtuar 2K ndjekës që nga hyrja e tij në “BBV3”. Nga 434K, tani numëron 436K.

Moderatori Drini Zeqo vendosi që ta linte garën e tij në gjysmë për arsye personale vetëm dy ditë më parë. Ai ka shtuar 5.9K ndjekës dhe tani numëron në Instagramin e tij 67.5K fansa. Drini ishte zgjedhur nga banorët e shtëpisë si lider i javës, por me daljen e tij u zgjodh Ilnisa Agolli. Kjo e fundit ka fituar 1.6K ndjekës që nga hyrja në “BBV3”.

Roza Lati ka qenë po ashtu protagoniste e shumë debateve ditët e fundit, kryesisht me astrologen Meri Shehu. Roza nga 816K, tashmë numëron 821K ndjekës, duke shtuar kështu plot 5K. Po ashtu me rritje në numrin e ndjekësve janë dhe Rike Roçi me 5K më shumë, Vesa Smolica me 2.3K dhe Heidi Baci me 2.7K.

Nga ana tjetër, disa personazhe të tjerë duket se janë mjaft lart në rritjen e numrit të ndjekësve këtë javë. Po flasim për Meriton Mjekiqin me 11K më shumë, Romeo Veshaj me 24K plus, si dhe Ledion Liçon me 22.9K ndjekës më shumë nga hera e kaluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE