Efektet pozitive që sjell tek fëmija fjetja me arushin e tyre të preferuar!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Efektet pozitive që sjell tek fëmija fjetja me arushin e tyre të preferuar!

Nëse fëmija fle me një arush lodër kjo gjë e bën atë të zhvillojë më tepër ndjeshmërinë dhe i nxit ata të mësojnë dhe lexojnë. Ai ose ajo fillon dhe mëson më shumë. Ky është konkluzioni i arritur nga disa shkencëtarë japonezë nga universitete të ndryshme. Ata kanë bindur 42 vullnetarë të vegjël që të lexojnë disa tregime, në kohën që kanë fjetur me arushatt e tyre. Ata treguan shumë kuriozitet në leximin e tyre dhe ishin të motivuar nga fakti se kishin pasur afër lodrën e tyre të preferuar.

Hulumtimi thotë se prania e një arushi pellush inkurajon leximin. Këto lodra bëhen të pandashme në një moshë kur imagjinata nuk ka kufij dhe ato bëhen protagonistë të tregimeve të tyre. Ekipi japonez organizoi një festë gjatë së cilës fëmijët ishin në gjumë. Ata fotografuan arushat “duke lexuar” disa tregime, duke bërë që kur të zgjoheshin fëmijët të besonin se pellushat e tyre kishin zgjedhur të njëjtat tregime si ata. Sapo u zgjuan dhe panë këto foto, fëmijët treguan interes për të lexuar duke zbuluar kështu një dëshirë të tyre për të mësuar sa më shumë.

Sa më shumë që fëmija të shikojë arushin e tij afër vetes aq më shumë do të lexojë dhe mësojë. Jo vetëm që fjetja me një arush i ndihmon fëmijët që të mësojnë, por kjo gjë ndikon edhe në shumë efekte të tjera. Arushi i ndihmon ata të kenë një mik dhe nëse ata nuk kanë një motër ose vëlla, prania e arushit i ndihmon akoma më shumë. Gjithashtu është një test për fëmijën ku shihet përgjegjësia dhe kujdesi që duhet të ketë çdo ditë për arushin e tij të preferuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE