A duhet ta qethni qenushin tuaj në këtë të nxehtë?! Ja gjëja më e mirë që mund të bëni sipas veterinerëve!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A duhet ta qethni qenushin tuaj në këtë të nxehtë?! Ja gjëja më e mirë që mund të bëni sipas veterinerëve!

Debati mbi qethjen e kafshëve në verë, sidomos atyre leshatore, i ka ndarë veterinerët në dy grupe të mëdha, njëri “pro” dhe tjetri “kundër”. Duke u nisur nga vetja, ne njerëzit mendojmë se sa më të larta të jenë temperaturat, aq më hollë duhet të “vishemi”. Por ja që kjo mund të mos jetë e vërtetë për shumicën e kafshëve.

Teksa djersijmë, trupat tanë freskohen, por qentë nuk kanë të njëjtin sistem “ventilimi”. Sipas specialistëve, ata freskohen kryesisht gjatë frymëmarrjes. Lagështia avullon nga gjuha e qenit teksa merr frymë, gjaku freskohet dhe qarkullon lirshëm, kështu qenushi juaj ndihet rehat.

Nga ana tjetër, ndryshe nga çfarë mund të mendohet, qimet e pastra e izolojnë qenin nga i nxehti dhe e ndihmojnë ta ndiejë më pak vapën. Sidoqoftë, në disa raste, për shkak se mund të jetë i moshuar dhe lëviz pak, veterineri mund të rekomandojë ta qethni në disa zona, pasi kjo ndikon për t’i mbajtur ato të pastra dhe pa parazitë. E rëndësishme është që të dini se duhet ta mbani pastër lëkurën e qenit tuaj. Kur qimet janë të pista ose me njolla, minimizohet efekti mbrojtës i lëkurës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE