Një tjetër rast i rëndë/ Vdes foshnja 8-muajsh në spitalin e Shkodrës

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një tjetër rast i rëndë/ Vdes foshnja 8-muajsh në spitalin e Shkodrës

Burime për “JOQ Albania” kanë raportuar një tjetër rast të rëndë, i ngjashëm me atë të 3-vjeçarit Brian i cili humbi jetën tragjikisht, dyshohet nga neglizhenca e kujdesit mjekësor.

Këtë radhë viktimë e sistemit shëndetësor në Shqipëri ka mbetur një foshnje 8-muajshe nga Gruda, Shkodër.

Prindërit e foshnjes e kanë kallëzuar rastin e rëndë në Prokurori ku kanë pretenduar se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës. Mjekët i kanë komunikuar prindërve se foshnja është infektuar me një virozë teksa dy ditë më pas ka gjetur vdekjen teksa po transportohej për Tiranë. Familja ka kërkuar autopsinë teksa shprehen se shkak për vdekjen e të birit është bërë neglizhenca e mjekëve.

Fëmija i ndjerë ka lidhje familjare me ish-nën kryetarin e Bashkisë Shkodër dhe këshilltaren e Bashkisë së Shkodrës, Alma Mehmeti ndërkohë që rasti nuk është bërë mediatik.

Kjo e fundit ka konfirmuar se prindërit kanë bërë kallëzim penal në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE