Fillojnë reshjet e shiut? Meteorologu zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në muajin gusht

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fillojnë reshjet e shiut? Meteorologu zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në muajin gusht

Keni rezervuar për të bërë pushime në javën e javën e dytë të gushtit dhe keni frikë nga ulja e temperaturave?

Sipas parashikimit të meteorologëve, duke nisur nga nesër, do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave, deri në 6 gradë.

Sinoptikani Halik Osmani u shpreh se nesër do të ketë rrebeshe shiu, ndërsa duke nisur nga e hëna moti do të përmirësohet sërish. Kryesisht temperaturat në bregdet në këtë muaj do të variojnë nga 30-32 gradë celsius.

“Ditët që sapo kaluam kanë qenë me temperatura të larta, ndërsa maksimumi është 36 gradë. Por do të ndryshojë situata e motit. E shtuna do të sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave, ku vlera maksimale e temperaturave do të jetë 30-31 gradë.

Do të ketë reshje shiu në zonat perëndimore. Mesdita do të sjellë rrebeshe shiu në të gjithë territorin shqiptar duke nisur nga nesër në mesditë. Në zonat e izoluara nuk do të mungojë dhe mundësia për breshër. Kjo situatë do të zgjasë vetëm 24 orë, me rrebeshe.

Për fat të mirë, duke nisur nga e hëna, do të kemi përmirësim të kushteve të motit. Në zonat bregdetare, do të ketë temperatura të mira. Vlerat në bregdet për këtë periudhë do të jenë 30-32 gradë celsius.”, tha Osmani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE