Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander në telashe, arrestohet sërish!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander në telashe, arrestohet sërish!

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Jason Alexander, ka rënë sërish në telashe ligjore. Alexander, u arrestua në Tennessee me akuzën e përndjekjes. 41-vjeçari u mbajt në burg por mbetet e paqartë se nga kush është adresuar kjo akuzë për përndjekje. Në maj, u raportua nga tabloidet ndërkombëtare se ai u martua me një grua të quajtur Rebecca Bell.

Dyshja morën një licencë martese përpara se të martoheshin zyrtarisht më 27 mars. Rikujtojmë, se vitin e kaluar Jason tentoi t’i prishte dasmën Britney-t, i cili u fut në shtëpinë e saj pak orë para se të martohej me Sam Asgharin. Alexander pretendoi në mënyrë të rreme se ylli i popit e kishte ftuar atë në ceremoninë e saj përpara se të kapej nga sigurimi. Fituesja e ‘Grammy’ ishte e tronditur në atë kohë kur kuptoi për incidentin. Alexander u urdhërua të qëndronte të paktën 100 metra larg Spears për tre vjet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE