Luizi e ka këngëtaren e preferuar por ajo refuzon një bashkëpunim me të

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi e ka këngëtaren e preferuar por ajo refuzon një bashkëpunim me të

Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe ndodhet në Vlorë atje ku po shijon ditët e saj të pushimit bashkë me familjen.

Në një intervistë për “Pushime On Top”, ajo ka folur për planet e një sezoni të ri ku u ndal edhe tek bashkëpunimet.

E pyetur nëse do të donte të kishte një bashkëpunim muzikor me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, Gaçe u shpreh se ai e ka përmendur dhe ndihet e vlerësuar për fjalët e mira por këngëtarja mesa duket nuk mendon se është koha e përshtatshme për një bashkëpunim mes tyre.

Kjo pasi ajo rrëfen se prodhimet muzikore më të mira vijnë kur e ke kaluar fazën e të qenurit në majat e karrierës dhe famës.

“Luizi kur ka qenë brenda më ka përmendur si një nga artistet e preferuara dhe kjo është gjë e mirë që brezat më të vonë se ti të duan dhe respektojnë për punën.

Luizi e ka arritur atë që çdokush që hyn në Big Brother do të donte është tani në majat e tij.

Edhe unë i kam arritur me kohë qëllimet e mija prandaj them që bashkëpunimet më të mira vine pasi ta kesh kaluar famën atë momentin “wow” bëhen për hobi pastaj për ti dhënë vetes dhe publikut që të ndjek kënaqësi.

Kështu që Luiz më vonë kur ta kesh shijuar karrierën unë këtu do jem edhe pas 20 vjetësh”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49600 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE