Nëse keni një shtëpi të vogël duhet të shmangni me patjetër këto gabime gjatë arredimit!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse keni një shtëpi të vogël duhet të shmangni me patjetër këto gabime gjatë arredimit!

Dekori i shtëpisë bëhet edhe më e vështirë kur hapësira është kufizuese. Për këtë arsye ndodhin edhe gabime të ndryshme duke e bërë shtëpinë të duket jo aq e këndshme apo mikpritëse. Shtëpitë e vogla kërkojnë që çdo hapësirë të mendohet mirë, të mos ketë objekte apo mobilje të tepërta dhe duhet të shmanget mbivendosja e stileve të ndryshme.

Përdorni ngjyra të errëta duke e zvogëluar edhe më shumë vizualisht hapësirën në shtëpi. Një truk i thjeshtë dhe efektiv për të krijuar hapësirë vizuale në shtëpitë e vogla janë ngjyrat e lehta në mure. Zgjidhni ngjyra neutrale dhe pastel për krijimin e iluzionit të një hapësire më të gjerë dhe me dritë. Mos i mbingarkoni muret me foto apo objekte panoramike.

Për të krijuar iluzionin e një hapësire më të madhe, muret duhet të jenë të pastra dhe jo shumë të ngarkuara me foto. Pikturat apo fotot e shumta në mure mbingarkojnë dekorin dhe zvogëlojnë hapësirën. Ndriçimi gjithashtu luan një rol themelor në hapësirat e vogla. Një dhomë me dimensione të reduktuara dhe dritë të ulët do të duket edhe më e vogël e krahasuar me të njëjtën shtëpi, por me ndriçimin e duhur. Drita natyrore është me rëndësi vitale, por edhe dizajni artificial i dritës do të bëjë një punë të madhe në zgjerimin e hapësirës.

Një hapësirë e vogël i bën edhe më të dallueshme gabimet në dekor. Prandaj në vend që të bashkoni shumë stile së bashku, preferoni një stil minimalist, komod dhe të orientuar drejt prakticitetit. Largoni lulet nga shtëpia. Shumica e njerëzve mendojnë se një hapësirë e vogël nuk ka vend për të mbajtur lule apo bimë të ndryshme, duke i larguar ato.  Rregulli kryesor në një shtëpi të vogël: “Reduktoni në maksimum mobiljet dhe objektet”. Stili i thjeshtë dhe praktik do ju bëjë të ndiheni rehat në shtëpinë tuaj. Në të kundërt as vetë ju nuk do të dëshironit të rrinit brenda saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49020 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE