Pasi e keni dërguar në kopsht largoheni pa u përshëndetur me fëmijën tuaj?! Gabimi më i madh që jeni duke bërë…

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi e keni dërguar në kopsht largoheni pa u përshëndetur me fëmijën tuaj?! Gabimi më i madh që jeni duke bërë…

Të gjitha nënat kur provojnë të çojnë për herë të parë fëmijën në kopsht mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme që të largohen pa i parë fëmijët sepse në të kundërt ata qajnë. Por, mos e bëni asnjëherë këtë veprim. Të largohesh pa i thënë mirupafshim fëmijës tuaj ka efekte negative mbi të. Një fëmijë i vogël varet tërësisht nga prindërit e tij, veçanërisht nga nëna. Tek ajo shikon gjithmonë një figurë që kujdeset dhe i përgjigjet për çdo kërkesë të tij. Të largohesh pa e takuar fëmijën do të vinte në rrezik pikërisht besimin që fëmija ka.

Mjafton të flasësh me fëmijën, t’i shpjegosh atij se duhet të largohesh dhe do të kthehesh përsëri që kështu nuk ka arsye pse të qash dhe të mërzitesh. Ky qëndrim do të forcojë më shumë marrëdhënien me ta. Pra, sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë kjo gjë do të përsëritet dhe fëmija me kalimin e kohës do të kuptojë se nëna e tij kthehet dhe ka ende besim dhe siguri tek ajo. Para së gjithash, është e rëndësishme të mos e bësh fëmijën të kuptojë se t’i ndjen keqardhje për faktin se duhet të largohesh. Është e rëndësishme që të qetësoheni dhe të transmetoni siguri tek ai.

Fëmija duhet të kuptojë që nuk është vetëm dhe do të ketë dikë që do të kujdeset për të. Sigurisht që ai mund t’i telefonojë nënës së tij sa herë të dojë. Kur i lë detyra fëmijës ai përpiqet që t’i mbarojë dhe të jetë sa më i përpiktë. Lënia e një detyre ose një lojë mund ta bëjë fëmijën të ketë motivim dhe të humbas mendjen. Kur ai qan mos i ushtro presionin se duhet të pushojë. Respektoni ndjenjat e tij dhe bëjë që ta kuptojë vetë se duhet të largohesh dhe ai të pushojë së qari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49413 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE