Policia e Durrësit prangos zjarrvënësin, dogji 1 dynym tokë në Arapaj!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia e Durrësit prangos zjarrvënësin, dogji 1 dynym tokë në Arapaj!

Zjarrëvënie e qëllimshme në zonën e Arapajt në Durrës, policia arrestoi një 59-vjeçar. Ai akuzohet se ndezi zjarr për të djegur disa kabllo me qëllim përfitimin e bakrit e për pasojë, dogji 1 dynym tokë në pronësi të një shtetasi tjetër. Po ashtu, rrezikoi dëmtimin e banesave përreth, përveçse shkaktoi ndotje të lartë të ajrit.

Përmes një njoftimi për mediat, uniformat blu njoftojnë se pas marrjes së informacionit, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, banues në fshatin Rrashbull. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Arapaj, një shtetas kishte ndezur një zjarr që po dëmtonte pronat përreth, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit R.K., 59 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës.

Për shkak se 59-vjeçari kishte ndezur zjarr për djegien e disa kabllove (me qëllim përfitimin e bakrit), u dogj 1 dynym tokë në pronësi të një shtetasi tjetër, u rrezikua dëmtimi i banesave dhe pronave të tjera përreth, si dhe u shkaktua ndotje e lartë e ajrit në zonë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE