Filmi horror që ka ‘detyruar’ shikuesit të largohen nga sallat e kinemasë!

vovalbania November 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Filmi horror që ka ‘detyruar’ shikuesit të largohen nga sallat e kinemasë!

Nuk është hera e parë apo e fundit që një film ka një efekt shqetësues te njerëzit. Alex Garland është më i njohur për filmin e mirënjohur fantastiko-shkencor Ex Machina, për të cilin ai mori një nominim për çmimin Oscar për skenarin më të mirë origjinal. Garland shkroi edhe skenarin për “Men”, por këtë herë ai u prit me kritika, sepse disa kritikë nuk ishin të kënaqur me strukturën narrative të filmit të tij.

Burri ndjek vejushën Harper, të luajtur nga Jessie Buckley, e cila shkon me pushime në një fshat aty pranë pasi burri i saj kryen vetëvrasje. Ndonëse pushimet supozohej se do të ishin një mundësi për t’u shëruar, jeta e saj kthehet në një makth sepse ajo është e rrethuar vazhdimisht nga burra të fshatit, të cilët mbajnë të njëjtën fytyrë. Të gjithë meshkujt u luajtën nga Rory Kinnear. Shikuesit e filmit treguan në X se filmi ishte aq shqetësues sa disa anëtarë të audiencës u larguan nga kinemaja gjatë shfaqjes.

Filmi i Garland-it Men mori 69% nga kritikët e Rotten Tomatoes, ndërsa shikuesit e IMDb i dhanë 6.1 nga 10. Në përgjithësi adhuruesit e filmave horror analizojnë çdo detaj të filmit, janë studentë të shkëlqyer dhe teoritë pse dikush ngjit shkallët me vrap pa mbyllur derën kryesore janë domethënëse për ta. Ka disa arsye pse fansat e filmave horror janë më inteligjentë se të tjerët. Këta persona me shumë mundësi gëzojnë njohuri nga të gjitha fushat, nuk kënaqen nga klishetë dhe i shijon më shumë ajo që është e re dhe aspak e zakonshme.

Në përgjithësi, kanë interesa të larta. Skenat horror që jepen në film, u zgjon këtyre njerëzve hobi të reja. Me siguri ju ka ndodhur që të njëjtin serial apo film ta shikoni disa herë. Kjo mesa duket ka të bëjë me marrëdhëniet që ndërtojmë me personazhet dhe rehatinë që ndiejmë duke parë diçka të njohur. Zgjedhja për të parë një serial apo film të preferuar është një mënyrë për t’u qetësuar pas një dite të gjatë lodhëse dhe stresuese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE