Presidenti i rrëzuar i Nigerit kërkon ndihmën e SHBA-ve pas puçit!

vovalbania August 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti i rrëzuar i Nigerit kërkon ndihmën e SHBA-ve pas puçit!

Lideri i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoumi u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar, për të ndihmuar në “rikthimin e rendit kushtetues”, pas puçit ushtarak të javës së kaluar. Në një artikull të shkruar në të përditshmen amerikane Washington Post, presidenti Bazoumi vuri në dukje se ai po shkruan si “rob”.

Prej rrëzimit të tij nga pushteti, në këtë shtet në perëndim të Afrikës kanë shpërthyer trazira e komuniteti ndërkombëtar po shpreh shqetësim lidhur me situatën e krijuar.

Një ditë më parë, organizatorët e puçit njoftuan se do t’i tërheqin ambasadorët shtetërorë nga Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nigeria, si dhe nga Togo. Në një deklaratë televizive, ata thanë se detyrat e këtyre katër ambasadorëve tashmë kanë “përfunduar”.

Disa orë para marrjes së vendimit, ambasadori i Nigerit në Amerikë, Kiari Liman-Tinguiri, i deklaroi agjencisë së lajmeve AFP se ushtria “duhet që të reflektojë” e “ta kuptojë se kjo aventurë nuk do të ketë sukses”.

Nigeri është prodhues i madh i uraniumit, produktit jetik për centralet bërthamore dhe gjendet në një territor që përbën pikë kyçe të emigrimit mes Afrikës së Veriut e Mesdheut.

Në thirrjen e tij, Bazoumi paralajmëroi se lidhja e liderëve të puçit me grupin mercenar rus Wagner, i cili vepron në shumë vende të tjera të rajonit, shihet si shtrirje e ndikimit të dëmshëm në Niger.

I gjithë rajoni qendror i Sahelit mund të bjerë nën ndikimin rus, përmes grupit Wagner, terrori brutal i të cilit është shpërfaqur plotësisht në Ukrainë.

Së fundi, shumë mbështetës të puçit në Niger janë dëgjuar duke bërë thirrje pro-Rusisë e kanë qenë të veshur me ngjyra të flamurit rus. Puçi ushtarak është dënuar në nivel ndërkombëtar, përfshirë nga SHBA-të, Bashkimi Europian dhe Franca, që dikur e ka patur Nigerin koloni të vetën.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48895 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE