Të tjerë shqiptarë evakuohen nga Izraeli/Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat!

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të tjerë shqiptarë evakuohen nga Izraeli/Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat!

Vazhdojnë evakuimet e shtetasve shqiptarë nga Izraeli, vendit që prej rreth një jave është në luftë pasi më 7 tetor u sulmua nga grupi militant palestinez, Hamas. Përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar  nga  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, sot udhëtuan 20 shqiptarë nga Izraeli për në Greqi.

Pas ndalesës në Athinë, 17 prej tyre vijuan lëvizjen në rrugë tokësore për në qytetet ku jetojnë dhe banojnë, si Tiranë, Gjirokastër, Korçë e Vlorë, nën kujdesin e MEPJ-së.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se është në kontakt  të vazhdueshëm me të gjitha ambasadat, si dhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve që kërkojnë të kthehen.

Ndërkaq, seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën në Izrael nga sulmi i organizatës Hamas. Në territorin izraelit ka shkuar në 1 mijë e 300 numri i viktimave, shumica dërrmuese civilë.

Izraeli ka vendosur që Gaza të mbetet pa energji elektrike, ujë e benzinë për aq kohë sa nuk lirohen 150 pengjet izraelite. Janë të paktën 1 mijë e 200 viktima e 5 mijë e 600 të lënduar nga radhët e palestinezëve në Rripin e Gazës. Kombet e Bashkuara raportojnë për 339 mijë të zhvendosur po palestinezë.

Ushtria po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Gaza, por ndonëse kjo përsëritet prej ditësh, duket se liderët politikë të vendit nuk kanë vendosur ende. Për kryeministrin Netanyahu, çdo militant është njeri i vdekur.

Hamas deklaroi:

Nuk kemi frikë, jemi një popull i fortë. Kemi një vendosmëri të madhe për të vazhduar. Shumë luftëtarë e njerëz duan të na mbështesin. Ka edhe nga Jordania e Libani që duan të vijnë këtu e të luftojnë për ne. Gaza nuk është një kopësht dhe kjo do t’i kushtojë shumë shtrenjtë atyre.

Prej fillimit të këtij operacioni kemi dërguar 1 mijë e 200 luftëtarë që kanë arritur të shkatërrojnë imazhin e Izraelit, sigurinë e Izraelit, Inteligjencën e Izraelit, si dhe idenë se Izraeli është një superfuqi.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE