Aksident i trefishë në aksin Korçë–Pogradec, plagosen 7 persona, mes tyre dy të mitur

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përplaset për vdekje e moshuara në aksin Fushë Krujë-Tiranë, shoferi largohet

Tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në afërsi të fshatit Gurishtë, në aksin Korçë-Pogradec.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se drejtuesit e automjeteve, janë transportuar në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Si pasojë aksidentit kanë mbetur të plagosur shtatë persona mes tyre dy të mitur 5 dhe 14 vjeç, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe si pasojë e aksidentit të rëndë një prej mjeteve ka përfunduar në kanal.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 05.08.2023, rreth orës 16.30, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, janë përplasur automjeti tip “Volksawagen” me drejtuese shtetasen A. Sh., 32 vjeçe, banuese në Tiranë; me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L. H., 49 vjeç, banues në Kurbin dhe automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin K. A., 68 vjeç, banues në Korçë.

Për pasojë janë dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe po kryejnë kontroll mjekësor 4 pasagjerët e automjetit tip “Nissan”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE