Ja kur do të prezantohet makina e parë elektrike e Acura!

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja kur do të prezantohet makina e parë elektrike e Acura!

Acura sapo ka njoftuar zyrtarisht se më 17 gusht do ta prezantojë makinën e saj të parë elektrike, ZDX. Acura ka deklaruar se ZDX “reflekton shumicën e tematikave të eksterierit” të koncept makinës Precision. Së bashku me njoftimin e datës së prezantimit, marka publikoi edhe një video “teaser” të cilën mund ta shihni më poshtë.

Acura thotë se ZDX, po ashtu edhe versioni i performancës ZDX Type S, do të dalin në shitje në fillim të vitit të ardhshëm ekskluzivisht në internet, duke shfaqur “teknologji intuitive të integruara inteligjente si pajisje standarde”. Kjo përfshinë edhe integrimin e “Google built-in” të Acura-s, gjë e cila tingëllon se makina do ta ketë programin Android Automotive.

Megjithatë, Acura deklaron se ZDX do të ketë “një version të përmirësuar të Google Maps” me vlerësime të kohës së karikimit, planifikim të optimizuar rrugor për karikim dhe parakushtin e baterisë për karikuesit e shpejtë DC, si dhe funksionalitetin e Google Assistant dhe Google Play për shkarkimin e aplikacioneve të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE