SHBA-të pezullojnë një pjesë të ndihmës për Nigerin pas grushtit të shtetit!

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA-të pezullojnë një pjesë të ndihmës për Nigerin pas grushtit të shtetit!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndalojnë disa programe të ndihmës së huaj për qeverinë e Nigerit, por do të vazhdojnë të japin ndihmë humanitare dhe ushqimore. Këtë e bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Junta ushtarake rrëzoi nga pushteti presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Nigerit, Mohamed Bazoum dhe qeverinë e tij, më 26 korrik.

Siç e kemi bërë të qartë që në fillim, ndihma amerikane për qeverinë e Nigerit varet nga qeverisja demokratike dhe respektimi i rendit kushtetues.

Shefat e mbrojtjes së vendeve të Afrikës Perëndimore kanë hartuar një plan për ndërhyrje ushtarake nëse grushti i shtetit të Nigerit nuk përmbyset deri të dielën, pra nesër. Kryediplomati i Uashingtonit shtoi:

Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur popullin e Nigerit, për ta ndihmuar të ruajë demokracinë dhe përsërisim thirrjen për rikthimin e menjëhershëm në pushtet të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të Nigerit.

Vendi afrikan është një partner kyç për luftën e Uashingtonit kundër kryengritësve islamikë, të cilët kanë vrarë mijëra njerëz dhe kanë zhvendosur miliona të tjerë. Personeli ushtarak amerikan ka stërvitur forcat lokale për të luftuar grupet militante.

Po ashtu, administrata e presidentit Joe Biden e ka konsideruar Nigerin si një histori suksesi demokratik në një rajon që është përballur me një sërë grushtesh shteti ose tentativa për marrjen e pushtetit gjatë tre viteve të fundit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Niamey, në vitin 2021, bëri të ditur se Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit i kishin ofruar Nigerit më shumë se 500 milion dollarë pajisje e trajnime që nga viti 2012.

Lideri i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoumi u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara e të gjithë komunitetit ndërkombëtar, për të ndihmuar në “rikthimin e rendit kushtetues”, pas puçit ushtarak të javës së kaluar. Në një artikull në të përditshmen amerikane Uashington Post, presidenti Bazoumi vuri në dukje se ai po shkruan si “rob”.

Organizatorët e puçit njoftuan se do t’i tërheqin ambasadorët e Nigerit nga Franca, Amerika, Nigeria e Togo. Nigeri është prodhues i madh i uraniumit, produktit jetik për centralet bërthamore e gjendet në një territor që përbën pikë kyçe të emigrimit mes Afrikës së Veriut e Mesdheut. Ekziston frika e lidhjes së liderëve të puçit me grupin mercenar rus Vagner.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49677 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE