Mos “vraponi” për te telefoni juaj, ja si t’i shfrytëzoni ato pak minuta kohë të lirë që keni!

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos “vraponi” për tek telefoni juaj, ja si ta shfrytëzoni nëse keni 5 minuta kohë të lirë!

Një mini dremitje nga 2 deri në 10 minuta mund të jetë e shkurtër në kohëzgjatje, por shumë e dobishme për trupin tuaj. Sipas Didier Cugy, një mjek i specializuar në temën e gjumit, edhe një pushim i shkurtër mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin dhe na mbush me energji për pjesën e mbetur të ditës.

Nuk ka rëndësi se ku flemë. Në një divan, në një karrige, në një kolltuk, edhe me kokën në tavolinë gjatë një pushimi nga puna, një gjumë i shkurtër mund ta zgjojë trupin dhe ta kthejë atë pothuajse në gjendjen në të cilën ishte kur filloi ditën. Një sy gjumë i shkurtër, edhe në makinë mund të ketë efekte pozitive.

Mirëpo, a ka problem nëse ky gjumë zgjat më shumë se 10 minuta? Kjo varet nga situata. Megjithatë, ekziston gjithmonë rreziku, nëse flemë më shumë se disa minuta, të zgjohemi më vështirë dhe me një nevojë edhe më të madhe për të fjetur sërish menjëherë. Kjo është arsyeja pse këshillohet që të kontrollojmë kohëzgjatjen e gjumit të shkurtër, qoftë me një orë alarmi ose me një mënyrë tjetër zgjimi.

Së fundmi studiuesit nga King’s College në Londër gjetën një lidhje midis një orari të parregullt të gjumit dhe pasojave negative shëndetësore. Studimi i afro 1000 të rriturve, i botuar në Gazetën Evropiane të Ushqyerjes, analizoi gjakun, jashtëqitjen dhe mikrobiomën e zorrëve të pjesëmarrësve, duke krahasuar ata që mbanin një orar të rregullt gjumi dhe ata që nuk e bënin këtë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE